Rreth një muaj më parë Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë Krid.
Dy artistët nuk kanë nguruar të ndajnë foto me të voglin e tyre që siç shprehen i ka bërë shumë të lumtur.
Mirëpo, Klea ka vendosur së fundmi t’i rikthehet punës më e karikuar se kurrë më parë.
Moderatorja ka shpërndarë ditën e sotme një foto në Instastory ku duket në super formë, teksa ka shkruar edhe “Coming soon”, duke na paralajmëruar kështu për një projekt të ri në të ardhmen.

Aktualisht nuk ka detaje të tjera, por nuk përjashtohet mundësia që Klea të jetë duke gatuar ndonjë hit të ri në muzikë.
