Këngëtari Skerdi dhe bashkëshortja e tij janë infektuar nga COVID-19. Ka qenë vetë këngëtari që ka bërë të ditur ljamin në rrjetet sociale.
Këngëtari ka rrëfyer se është infektuar me Covid-19, madje jo vetëm ai por edhe bashkëshortja, Vesa.
Skerdi ka bërë të ditur se edhe pak ditë i mbesin deri në përfundim të karantinës, pasi janë në shërim e sipër.
“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetëizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.”- shkruan Skerdi.

