Në një lidhje “Skype” nga Gjermania, mjeku Erion Dasho theksoi se kur mund të quhet se problemi i Covid-19 është drejt zgjidhjes.
“Ne mund të themi që e kemi mundur të keqen kur të nisë vaksinimi dhe kur vaksinimi të ketë arritur të paktën në grupet në risk, ashtu siç po bën këto ditë Izraeli.
Në momentet që ne të kemi të vaksinuar grupet në risk, që janë personeli mjekësor, personat e prekur nga sëmundje kronike, personat mbi 65-vjeç, ne mund të themi që kemi relativisht më të sigurt dhe ky grup popullate vlerësohet qindra-mijëra qytetarë.
Pra, nëse do të kemi të imunizuar qindra-mijëra qytetarë nga këto grupe risku, atëherë mund ta themi me plot gojën që problemi i Covid-19 është futur në rrugëzgjidhjen përfundimtare edhe në Shqipëri”, theksoi Dasho për “WakeUp”.
