Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Covid-19/ OBSH: Nëse shfrytëzohen të gjitha strategjitë dhe mjetet ky është fundi i fazës akute të pandemisë

18:26 / January 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obsh 1 1 europianet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Faza akute e pandemisë së koronavirusit mund të përfundojë këtë vit, nëse shtetet përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, ka thënë të hënën shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai i ka thënë komitetit ekzekutiv të OBSH-së, se qëllimi mund të arrihet nëse rritet shkalla e vaksinimit në vendet e varfra dhe kryhen më shumë testime.

 “Nëse shtetet shfrytëzojnë të gjitha strategjitë dhe mjetet në mënyrë gjithëpërfshirëse, ato mund t’i japin fund fazës akute të pandemisë këtë vit. Ne mund t’i japim fund COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore dhe mund ta bëjmë këtë gjatë këtij viti”.

Ai u ka thënë ministrave të shëndetësisë dhe zyrtarëve nga 34 shtete se tanimë është tejkaluar mungesa e vaksinave dhe sfidë logjistike përbën procesi i dërgimit të dozave në të gjitha kombet.

Megjithatë, shefi i OBSH-së ka bërë thirrje për kujdes. Ai ka thënë se përhapja e shpejtë e variantit Omicron të koronavirusit nënkupton se 100 raste të reja janë raportuar çdo tre sekonda në OBSH, javën e kaluar. Një vdekje është raportuar çdo 12 sekonda.

“Është e rrezikshme të deklarojmë se Omicron do të jetë varianti i fundit dhe se jemi në fund të luftës”, ka thënë ai.

Sipas tij, 85 për qind e popullsisë në Afrikë nuk e ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Nëse 70 për qind e popullsisë së secilit shtet vaksinohet në muajt e ardhshëm, virusi mund të mposhtet, ka shtuar Tedros. Ai ka thënë se trajtimet për këtë virus duhet të përmirësohen, në mënyrë që të zvogëlohet shkalla e vdekshmërisë.

COVID-19 obsh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.