Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Covid i merr jetën gazetares shqiptare/ Anila Dushi shkruante: Kam dëgjuar mjaft nga ata që e kaluan, por qenka tmerr!

21:19 / April 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anila dushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kam besuar që në fillim se covid 19 është një luftë botërore. Kam dëgjuar mjaft nga ata që e kanë kaluar. Por qenka tmerr”.  

Ky ishte mesazhi i fundit, që gazetarja shkodrane  Anila Dushi, la për të gjithë miqtë e saj dhe familjarët teksa ishte e shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës. Një betejë me virusin, të cilën fatkeqësisht e humbi mëngjesin e së shtunës në moshën 54 vjeçare. Dushi ishte figurë e njohur në Shkodër jo vetëm si gazetare por edhe si mësuese, pedagoge dhe shkrimtare. Për 21 vite me radhë ishte pjesë e gazetarisë nga të cilat për 18 vite ka mbuluar kronikën në gazeten Shekulli dhe Albania, pjesë e televizioneve Tv1Channel, Starplus, A1 Televizion ndërsa prej vitit 2016 ishte pjesë e rrjetit investigativ te Ballkanit, BIRN.

Ajo ishte edhe autore e Gazetës “Pjaca” ku evidentonte vlerat e qytetit të Shkodrës. Anila ka kontributin e saj edhe si pedagoge për 5 vite me radhë në Degën e Gazetarisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Në muajin dhjetor, si pasojë e covid 19 humbi jetën edhe gazetari tjetër shkodran Lek Plani. Që  prej nisjes së pandemisë, komuniteti i gazetarëve në të gjithë Shqipërinë humbi 9 kolegë të cilët nuk e kishin mundësinë të vaksinohen në kohë por sot fatmirësisht të gjithë gazetarët janë bërë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm që na ndihmon në punën e përditshme në terren.

Anila Dushi covid
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.