Duket se Cristiano Ronaldon po e mërzit qëndrimi në karantinë, teksa ka vendosur ti bëjë vetes një dhuratë të çmendur.
Bëhet fjalë për një makinë të re që është një ekzmeplar jashtë serie “Bugatti Centodieci” ku vitin e ardhshëm do të prodhohen vetëm 10 të tillë.
Aktualisht ai ndodhet në Madeira dhe e ka porositur makinën e re, e cila do t’i kushtojë deri në 9.5 milionë euro dhe do të mund t’i dorëzohet pronarëve të rinj vetëm në vitin 2021. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka aktualisht në koleksionin e tij të makinave të luksit një “Bugatti Veyron Grand Sport Vitesse”. Gjithçka do të jetë e personalizuar me inicialet e “CR7”.