Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo është vendosur në karantinë edhe pse testet për koronavirusin rezultuan negative. Ai qëndron në vilën e tij në Madeira për hir të sigurisë së tij dhe të familjes.
Cristiano Ronaldo është vetë-karantinuar në Portugali, ku kishte udhëtuar për të takuar të ëmën, por mësoi se shoku i tij i skuadrës Daniele Rugani kishte rezultuar pozitiv ndaj testeve të koronavirusit.



