Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Çuçi: Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë në rritje, në fokus riatdhesimi i shqiptarëve

11:38 / December 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cuci 522x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte ka diskutuar edhe një herë marrëveshjen me Britaninë për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë.

Çuçi është shprehur se do të rritur bashkëpunimi në fushën e emigracionit të paligjshëm për të parandaluar çdo linjë kriminale që mund të bëhet në këtë drejtim ku më i dukshmi është ai i trafikimit të qenieve njerëzore.

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje që deputetët të miratojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.

““Marrëveshja që kemi sjellë sot nuk është diçka e re ne kemi pasur marrëveshje bilaterale me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut që në 2003 përsa i përket riatdhesimit. Zhvillimet ndërkombëtare çuan në nevojën e ratifikimit të kësaj marrëveshje, që vjen dhe si propozim i Britanisë pas daljes së saj nga BE. Kjo marrëveshje vjen në pajtim me legjislacionin të dy shteteve pa paragjykuar marrëveshjet dypalëshe me vendet e treta dhe shkëmbimin e të dhënave personale mes vendeve të treta. Shqipëria dhe Britania do të forcojnë bashkëpunimin në lidhje me luftën kundër emigracionit të parregullt, të dy vendet dot ë zhvillojnë operacion teknik kundër emigracionit. Kjo marrëveshje nuk është një legjislacion për të ofruar atë shqiptarë me BE por është në përputhje me legjislacionin vendas dhe atij ndërkombëtar.

Garantimi i emigracionit të sigurtë, nga dhe përmes Shqipërisë mbetet një ndër objektivat e çështjeve të brendshme. Fenomeni i emigracionit shoqërohet dukshëm me trafikimin kontrabandë të qenieve njerëzore, në dhjetor të 2020 kemi miratuar strategjinë integrale të kufirit 2021-2027 që kërkohet që të jepet përgjigje sfidave të emigracionit. Siç e shpreha dhe në kalimin me homologen time, emigracioni i jashtëligjshëm nuk mund të shtrohet pa rishikuar problemet e atyre të ligjshëm. Kam gjetur një mirëkuptim dhe homologia është shprehur e gatshme për integrimin e shqiptarëve në Britani.

Marrëveshja që është sjellë sot në kuvend kat ë parashtruara rregullat që do të përfshijnë bashkëpunimin me Britaninë e Madhe për riatdhesimin e qytetarëve, nga kostoja e transportit, te mbrojtja e të dhënave personale etj. Marrëveshja parashikon kthimin e emigranteve të paligjshëm”, ka thënë ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.