Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dade kritikon Ramën për Cakajn: Si mund të jetë ministër i Jashtëm një që s’ka koncepte e artikulim serioz

23:49 / January 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Dade
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e PS-së, Arta Dade në një intervistë për “Ora News” e ka cilësuar të rrezikshme idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dade ka kritikuar dhe qëndrimin e Edi Ramës, i cili nuk e ka kundërshtuar këtë ide si përfaqësues i qeverisë së Shqipërisë. Dade ka lënë të kuptohet se Edi Rama është pro ndarjes së Kosovës, por e ka lënë që ideja e territoreve të prezantohet si qëndrim i ndërkombëtarëve.

Rama është mësuar të fshihet pas te huajve, e kjo është dhe çështje karakteri, por aventurat e ndryshimit të kufijve janë shumë te rrezikshme”,- tha Dade.

E ftuar në “Tempora” me Sonila Meçon në “Ora News” ish-ministrja ka komentuar dhe delegimin e detyrës së ministrit të Jashtëm te Gent Cakaj.  Dade tha se nuk e ka gjetur ende CV-në zyrtare të Gent Cakaj dhe nuk ka një ide mbi formimin e tij profesional.

“Që kur u diskutua emri i tij nuk gjeja dot CV-në. Sigurisht CV-në e ka shkruar vet, por kjo nuk e bën atë që të ketë garancinë si ministër i Jashtëm që do të përballojë sfidat që kemi. Mënyra se si ai ka dalë në skenën politike është pak jo e natyrshme. E kam ndjekur kur justifikonte kryeministrin që ne duhet të kemi një president të përbashkët. Ishte e pamundur të merrje thelbin e deklaratave të tij”,- deklaroi Dade.

Duke ju referuar fjalimit të parë të Cakaj, Dade u shpreh se artikulimi i tij dipomatik ishte i papranueshëm. “Si mund të jetë ministër i jashtëm një që s’ka koncepte e artikulim serioz e që emocionohet para kryeministrit të tij. Nëse Cakaj është kaq i mirë le ta çonte në Kosovë dhe të kontribuonte për diplomacinë atje. Kur dëgjon dikë që ka një dalje publike dhe është e pamundur të komunikojë me audiencën, sigurisht që nuk të krijon një habi të madhe si gjeni sikur është prezantuar nga ana e kryeministrit që ky njeri mund të drejtojë një ministri kaq të rëndësishme. Në mënyrën se si ai u pozicionua kur mori kompetencat tregonte mosdije totale për detyrat e shtetit”,- tha Dade.

Lidhur me delegimin e detyrës së ministrit, Dade tha se Rama tregoi se nuk e ka idenë e shtetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD: Kjo protestë është një re e zezë për Shqipërinë, po goditet vendi dhe jo Edi Rama

14:57 / June 27, 2026

Ministri Hoxha nga Forumi i Dubrovnikut: Shqipëria ka vetëm një drejtim, anëtarësimin në BE

14:42 / June 27, 2026

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

21:53 / June 26, 2026

Rama për ItalPress: Askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

12:54 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.