Pak kohë më parë u përfol për një lidhje mes tyre, gjë e cila u konfirmua më pas. Por dhe ndarja erdhi shumë shpejt. Flasim për Dafina Zeqiri dhe DJ Geek të cilët na kanë bërë sërish konfuz.
Në një prononcim për mediat, këngëtarja e njohur deklaroi se di të ndajë anën profesionale dhe atë private, duke konfirmuar se në karrierë, dyshja do vijojnë bashkëpunimin normalisht.
Ata e kanë treguar vazhdimisht që ruajnë një marrëdhënie mjaft miqësore pas ndarjes, megjithatë komentet e fundit me zemra i kanë bërë ndjekësit konfuzë. Një mesazh i koduar apo…? Këtë e dinë vetëm protagonistët në fjalë.

