Janë publikuar pamje të rënda nga kamerat e sigurisë së hotelit ku besohet se u abuzua seksualisht vajza 26-vjeçare në Vlorë, pasi u drogua nga katër persona.
Pamjet tregojnë momentin kur vajza tërhiqet nga krahu nga një prej autorëve të dyshuar dhe futet në hotel.
Më pas, kamerat kanë filmuar momentin tjetër kur vazja del e vetme këtë herë, por në gjendje tepër të rëndë, teksa shihet duke u zvarritur në shkallët e hotelit për të arritur në hollin e hotelit, ku punonjësi njoftoi policinë.
Kujdes, pamje shqetësuese!