Pamjet filmike janë provë për hetimin e akteve të dhunës gjatë protestës së të dielës. Teksa ish kryeministri Berisha ka postuar foto nga spitali të protestuesve të plagosur, pamje të reja kanë dalë gjatë protestës.
Në këto pamje filmike duket qartë se protestuesit janë grindur e goditur mes njëri-tjetrit me shufra hekuri, dhe të dy, babë e bir kanë përfunduar në spital. Megjithatë të gjitha pamjet po hetohen nga policia, teksa deri tani janë arrestuar 42 protestues, si dhe ka nisur hetim në gjendje të lirë për sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.
Ndërkaq për këtë video ka reaguar në Twitter edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
“Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzave monstruoze kundër Policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës”, shkruan ai.
