Vaksinimi në vendet e BE-së do të nisë më 27 dhjetor bën të ditur kreu i Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Në një postim në Twitter ajo shkruan se “Ky është momenti i Europës. Vaksinimi do të nisë më 27,28,29 dhjetor. Ne i mbrojmë qytetarët tanë bashkë”.
Ministri gjerman i Shëndetit Jens Spahn tha më herët për gazetarët se Gjermani dhe shtetet e tjera të BE shpresojnë të nisin vaksinimin më 27 dhjetor nëse “miratimi do të ecte sipas planit”.
Ndërkaq, pas Emmanuel Macron edhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel bëri të ditur se është izoluar, ndërkohë që të dy janë takuar të hënën.
