22 vjet më parë David dhe Victoria Beckham i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit e sot janë ende një nga çiftet më të dashur dhe për t;u pasur zili.
Ose të paktën kështu duket si një nga ciftet më të lumtur dhe që i kanë rezistuar kohës.
Pas 22 vitesh dhe katër fëmijë çifti i njohur ende i shprehin dashurinë njëri tjetrit edhe në rrjetet sociale. David postoi një dedikim të ëmbël për gruan e tij në përvjetorin e tyre të 22-të të martesës, duke ndarë disa foto ndër vite me veshje matchy-matchy.
“22 vjet më vonë, akoma veshje matchy-matchy … Gëzuar përvjetorin! Të dua kaq shumë dhe të falënderoj që më dhurove fëmijët tanë të mahnitshëm, në mënyrë që të gjithë të mund të visheshim njësoj”, -shkroi David përkrah fotove duke bërë shaka.
