Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Debat mes Bozhekut e Avdiut: Nuk jam armike e shqiptarëve. Më kërko falje

23:15 / December 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zana avdiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zana Avdiu dhe Enida Bozheku, të ftuara në “Opinion” u përplasën në një debat lidhur me statusin e aktivistes për veprimin e Granit Xhakës ndaj lojtarit serb në ndeshjen e Botërorit. Eksperti Gjeladini u shpreh se Avdiu ka marrë reagime pozitive nga serbët për statusin e saj, ndërsa Bozheku u tha me ironi “armiku i armikut tim është miku im”. Kjo ‘ndezi’ gjakrat mes dy të ftuarave pasi Avdiu nuk e cilëson veten armike të shqiptarëve dhe i thotë Bozhekut t’i kërkojë falje, ndërsa ajo kundërshton.

Zana Avdiu: Nuk jam armike e shqiptarëve dhe kisha pasur shumë qejf që të kesh kujdes dhe të kesh një gjuhë korrekte sepse të thuash “armiku, armiku yt është miku im” është një nxitje urrejtjeje këtu në studio kundër meje. Tani do kërkosh falje sepse unë nuk jam armik i shqiptarëve.

Enida Bozheku: Nëse do sherr, bëjmë sherr.

Zana Avdiu: Nuk jam armik i shqiptarëve dhe unë flas çdo ditë, punoj çdo ditë për të mbrojtur këtë vend, për të mbrojtur Kosovën.

Enida Bozheku: Zonjë e nderuar, unë bëra …

Zana Avdiu: Duhet ta tërheqësh dhe të kërkosh falje.

Enida Bozheku: Jo, nuk të kërkoj  falje njëherë se unë faljen e konsideroj të shenjtë dhe e jap atëherë kur realisht gaboj dhe duhet ta jap dosido, e para. E dyta, më dëgjo argumentin.

Zana Avdiu: Nuk jam  armike e shqiptarëve.

Enida Bozheku: Tani nëse do të më sulmosh dhe të bësh zhurmuesin, fol. Unë bëra një batutë,  quhet batutë, ironi, sarkazëm, janë tre elemente që lidhen me leksikun dhe gjuhën e komunikimit.

Zana Avdiu: Jo në  këtë rast.

Enida Bozheku: “Armiku i armikut tim” lidhet me Serbinë sepse në mendësinë, ne flasim në aspektin kriminal më të zgjeruar se ajo çka po thua ti, ku mendësia e atij tjetrit që e konsideron zotin Xhaka për arsye të mirëditura, s’ka nevojë t’i përsëris këtu, historike dhe të të gjitha gjërave që ka kaluar historia  e shpejtë e shqiptarëve të Kosovës, se janë shqiptarë të Kosovës të mos e harrojmë, të  cilët serbët në një moment të atillë kur gjejnë tek ti një shprehje të tillë që sulmon në një moment të tillë entuziazmi Granit Xhakën për një veprim të tillë…

Zana Avdiu: Nuk sulmoj, nuk ka qenë sulm.

Enida Bozheku: Pusho, tani po flas unë.

Zana Avdiu:  Jo, jo po flet për rastin tim.

Enida Bozheku: Po flas unë, po të jap shpjegimin teknik si përdoret në gjuhës si përdoret “armiku i armikut tim është miku im”. Ky  është një term që është përdorur që në kohë të luftërave. Të këshilloj të lexosh Napoleonin, Atilën, kë të duash ti, të jap një sërë me libra dhe lexo kë të duash ti. U kuptuam?

Zana Avdiu: Jo, s’u sqaruam aspak.

Debat enida bozheku Zana Avdiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

10:53 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.