Ujësjellës Kanalizime Tiranë bën të ditur se ka ndodhur një defekt i rëndë në linjën e transmetimit në Bovillë e për pasojë disa zona në kryeqytet per disa ore nuk do te furnizohen me uje. Zv.adminsitratorja e UKT-se, Evis Gjebrea beri te ditur se furnizimi do te nise ne mbremje.
kjo dhe për faktin se procesi i trajtimit të ujit dhe shpërndarjes në rrjet kërkon një kohë të caktuar.
UKT thotë se është dëmtuar tubi kryesor në linjën e transmetimit nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në Impiantin e Bovillës, pa sqaruar se si ka ndodhur defekti.
“Kufizime të furnizimit me ujë do të ndihen në pjesën më të madhe të Tiranës si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla. Ujësjellësi Tiranë njofton qytetarët se inxhinierët dhe grupet tona po punojnë maksimalisht për kthimin sa më parë të furnizmit normal me ujë në këto zona”, vijon njoftimi i UKT-së.
