Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Defender Europe 2021, Ministri i Mbrojtjes Peleshi pret Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë

17:48 / May 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Peleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi priti në një takim Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Cavoli, në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”.

Teksa i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Gjeneral Cavolit, Ministri Peleshi e njohur atë me masat e marra nga vendi ynë për mbarëvajtjen e kësaj stërvitjeje të rëndësishme. Ministri Peleshi u shpreh besimplotë se kjo stërvitje do të shërbejë si gur themeli për çuarjen përpara dhe intesifikimin e stërvitjeve dypalëshe, Shqipëri-SHBA. Gjithashtu, z.Peleshi konfirmoi gatishmërinë e palës shqiptare jo vetëm për të rritur prezencën në stërvitjet e tjera Defender jashtë kufijve, por dhe për të mirëpritur serinë e Defender-it ’23 dhe ‘25 në të ardhmen, po në Shqipëri.

Ministri Peleshi falënderoi Gjeneral Cavolin për mbështetjen e pakursyer që SHBA-të kanë dhënë dhe vijojnë të japin për modernizimin e Forcave të Armatosura të RSH-së, me qëllim rritjen e nivelit të tyre të gatishmërisë, operacionalitetit dhe ndërveprueshmërisë, për të qënë në lartësinë e sfidave të sigurisë dhe mbrojtjes të kohës në të cilën jetojmë.

Nga ana e tij, Gjeneral Cavoli falenderoi dhe vlerësoi maksimalisht masat e marra nga vendi ynë, si vend pritës, për zhvillimin dhe arritjen e objektivave të stërvitjes Defender Europe ‘21. Ai nënvizoi rëndësinë që kanë stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta, të cilat rrisin nivelin e ndërveprueshmërisë ndërmjet aleatëve. Stërvitja Defender 21 është cilësuar si një mundësi e shkëlqyer që ushtarakët shqiptarë dhe ata amerikanë, të stërviten së bashku në mënyrë që, ata do të jenë të aftë që në të ardhmen të përballojnë sfidat, po së bashku.

Më tej, Gjeneral Cavoli siguroi ministrin Peleshi se Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë, do të vijojë të planizojë dhe zhvillojë stërvitje të përbashkëta me FA, si dhe do të mbështesë në vijimësi procesin e modernizimit të tyre.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin qëndrim mbi angazhimet e shkëlqyera të Shqipërisë në misionet dhe operacionet e Aleancës, por dhe mbi zhvillimet dhe sfidat e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria luan një rol qendror në reduktimin e influencave dhe përpjekjeve destabilizuese të aktorëve te huaj në rajon.

2

peleshi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mbledhja e grupit të PS/ Peleshi prezanton bilancin e dy sesioneve të para: 131 ligje të miratuara, integrimi në BE në qendër të punës

12:01 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.