Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

‘Degjenerimi total, nuk kanë asnjë qëllim tjetër edukativ’, Stresi revoltohet ndaj emisionit të TCH

17:14 / January 31, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Stresi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari Strsi ka reaguar pas zhurmës që ka shkaktuar emisioni ‘Përputhen’. Stresi shkruan se nuk ka asnjë shembull pozitiv për t’i dhënë të rinjve. Përmes një postimi të bërë në Instagram, ai shprehet se akoma nuk e kupton moralin e emisionit e se aty nuk mund të pretendohet që të gjendet njeriu i duhur.

“Mbasi harxhuam lotët, kaq kohë, pas telenovelave turke, ku gratë nuk ngrihen nga vendi pa mbaruar deri në fund, sot në të gjitha rrjetet sociale flitej vetëm për telenovelën “ Përputhen “ e për aktorët kryesorë, Tea Bearti e Andi.O Zot i madh, e kishin bastarduar gocën e botës, fjalë nuk i kishin lënë pa thënë ! Dua të pyes, se unë ndoshta nuk arrij të kuptoj se cili ishte morali i këtij programi “ Përputhen “?Aty sheh vetëm një të folur vulgare nga femrat, deri në trembje…!! Si mund të pretendojnë të gjejnë njeriun e duhur, aty brenda, ku ato me atë të folur, me atë të veshur… ose më mirë të themi të zhveshur, trembin dhe ato që janë jashtë!Për çfarë qëllimi pikërisht në këtë situatë, kur njerëzit janë pa shpi, janë me frikën e Covid 19, ju keni mbërthyer mbas TV, me këto emisione, në të cilat përveçse një degjenerimi total, nuk kanë asnjë qëllim tjetër edukativ !Ju, po i tregoni brezit të ri, të zihen vajzat për flokësh për një burrë, e djemtë me grushta për një femër. S’e kisha menduar të arrijmë deri këtu, çfarë po shfaqin TV- të tona..! Çfarë vlerash paraqesin, duke ndërtuar modele e shabllone, që nuk janë për t’u parë, e jo më për të marrë shembull”, shkruan reperi në instastory.

Sipas këngëtarit, Përputhen po promovon dhunë, një model jo të denjë për vajzat dhe aspak kulturë. Ai sugjeron që në ekrane të ketë emisione për të rinjtë, por të tilla që t’i frymëzojnë ata për t’u shkëputur nga rruga e drogës, apo krimit, e për të marrë një rrugë të denjë.

“Në fillim u tremba, kur Renato Mekolli filloi të thyej pjata, në emisionin Hells Kitchen, por sot dua ta falënderoj publikisht për durimin, për mënyrën si e trajtoi atë “kuzhinën e djallit”, sepse iu mësoi aq shumë gjëra atyre konkurrentëve, sa nuk kishin për të mësuar kurrë.Dhe në fund fitueses ju dha një dritë jeshile, për të ardhmen e saj në kuzhinë… Po kjo “ Përputhen “ çfarë po promovon ?! Përveçse ato që promovojnë rrobat, të pasmet, ngjyrat e flokëve që i ndërrojnë çdo dy min. çfarë tjetër po promovojnë… zgjuarsinë, edukatën, kulturën, apo çfarë ?!I bëjnë të famshme për çfarë…. çfarë bënë ?Turp ! Për mua, mund të bëhen emisione e produksione për të rinjtë, që duan të shkëputen nga droga…për ata që duan të dalin nga tuneli i errët i jetës së tyre, po nuk po ju jepet asnjë mundësi !Po, të paktën ata kanë të drejtë, se vërtetë janë vetja e tyre, jo njerëz fals që nuk japin asgjë ! Nuk japin asnjë mesazh për të rinjtë. I nxjerrin pastaj, i bëjnë të famshëm…VIP-a, e mbushin gazetat”, shkruan Stresi.

640 0 6016cb5631001

Stresi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.