Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Ramës për ndalimin e lëvizjes jashtë vendit për ata që bëjnë krim elektorale.
Në këtë reagim të Edmond Spahos, nënkryetarit të PD-së thuhet se Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur me kërcënime, dhunë, frikësim dhe nxitje të vëllavrasjes.
Lexo edhe- Tensionet në KZAZ-të, Rama: Kush kryen krim elektoral nuk lejohet të dalë jashtë
DEKLARTA E SPAHOS
Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash.
Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.
Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin.
