Një i moshuar bëri një denoncim tronditës. Ai i tha se pleqtë i ka kapur frika të shkojnë në spital në Shqipëri se u bëjnë gjilpërën dhe iu thonë se keni koronavirus.
Më pas ai tregon edhe një ngjarje shumë të dhimbshme se si ka ndërruar jetë komshia e tij që vuante nga zemra, por e mjekuan tek infektivi për COVID.
“Të vjen frika të shkosh në spital. Të fusin tamponin, gjilpërën me koronavirus, ikën për lesh. Më vdiq komshia, vajti me zemër atje, jo me koronavirus. E çuan tek Infektivi, i pushoi zemra. Na futën tmerrin si popull me këto gjëra”, shprehet i moshuari ‘live’ në Report Tv.
