Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Del drafti i BE, Bloomberg: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt hapjes së negociatave

10:03 / September 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BE flamur
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht rezervave të Holandës apo Francës Bashkimi Evropian do të miratojë çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm, duke bërë që perspektiva e anëtarësimit të ndihmojë në afrimin e mëtejshëm të rajonit të Ballkanit me perëndimin e kontinentit.

Bloomberg ka zbuluar pjesë të draftit që pritet të miratohet në mbledhjen e ministrave të BE-së më 15 tetor. Media shkruan: “Në kuadër të progresit të arritur në reformat”, mbledhja e ministrave të BE-së më 15 tetor në Luksemburg do të vendosin “hapjen e negociatave të anëtarësimit”, me qeveritë në Tiranë dhe Shkup, sipas një drafti të komunikatës së tyre që qarkulloi të premten dhe e ka Bloomberg.”

Media prestigjioze vijon më tej se ndërsa formulimi mund të ndryshojë akoma, një draft i mëparshëm që qarkullonte, e që Bloomberg e kishte gjithashtu, nuk përfshin rekomandimin për të filluar bisedimet.

Një shtyrje e ngjashme për të hapur negociatat e pranimit ndodhi në qershor, pasi vende si Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka rezistuan. Qeveritë e BE-së janë të acaruar thotë Bloomberg, nga dështimi i disa shteteve lindore që iu bashkuan bllokut që nga 2004, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Kështu që ata janë të kujdesshëm të pranojnë anëtarë të rinj në unionin më të madh tregtar në botë, ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet mund të lëvizin lirshëm.

Vende, duke përfshirë Polonin, Hungarinë dhe Rumaninë, ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve strukturore të BE-së dhe ndihmën bujqësore, janë në mosmarrëveshje me Komisionin Evropian mbi standardet e tyre demokratike dhe krahu ekzekutiv i bllokut deri më tani nuk ka arritur t’i detyrojë ata të jenë në linjë. Në komunikatën e saj në qershor për zgjerimin, BE tha se pranimi i anëtarëve të rinj duhet të marrë parasysh edhe aftësitë e bllokut për ti integruar ato.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Rusia bombardon në kufi me Poloninë/ Kërcënim ndaj NATO, ngrihen avionët luftarakë

10:54 / November 20, 2026

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.