Një 50- vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi theu arrestin e shtëpisë. Sipas policisë ai u konstatua se po lëvizte në qytet.
“E.M., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se lëvizte në qytet edhe pse ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”, thotë policia.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe T.B., banues në fshatin Broshkë, të Elbasanit. Për motive të dobëta ka goditur me sende të forta N.B., me të cilën ka lidhje fisnore. Ajo ndodhet në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në ngarkim të shtetasit E.M., dhe ” Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit T.B.
