Ekspertët kanë zbuluar një nënvariant të ri të koronavirusit, i cili po merr të gjithë vëmendjen e tyre.
BA.2.75, pasardhës i variantit BA.2 të Omicronit, po përhapet me shpejtësi në Indi dhe duket se arrin t`i shpëtojë përgjigjes imunitare të trupit. Raste të këtij varianti të ri janë diktuar së fundi në Japoni, Gjermani, Britani, Kanada, SHBA, Australi dhe Zelandën e Re. Për herë të parë, mutacioni i ri u identifikua në Indi, por arriti të përhapej prej andej në disa territore të tjera.
Studiuesit po e përshkruajnë atë si një variant të “gjeneratës së dytë”. Megjithatë, numri i rasteve të tij nëpër botë është ende i ulët dhe për momentin, e bën të vështirë mbledhjen e informacioneve të rëndësishmë lidhur me sekuencimin e virusit.
