Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Demokratët homazhe në Memorialin e Azem Hajdarit, Basha: Vepra dhe sakrifica e tij, model frymëzimi

10:48 / September 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9b3e4974 dde8 4eb2 9bd8 a26cf232260b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtuesit demokratë kanë kujtuar sot ish-deputetin Azem Hajdari, në 23 vjetorin e vrasjes së tij.

Demokratët, në shenjë nderimi ndaj figurës së Hajdarit, kanë kryer homazhe në Memorialin e liderit të ‘Lëvizjes Studentore’, ndërsa kanë vendosur edhe kurora me lule.

Përmes një mesazhi, lideri demokrat theksoi se sot kujtohet njeriu që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci. Mes të tjerash Basha tha se vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit.

7291da50 abc9 4433 ab9d 2bed4ce6299e

MESAZHI I BASHËS

Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, Besim Çera.
Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.
Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit.
Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë.
I paharruar kujtimi i tij!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosovë/ Varrezat masive në Zubin Potok, Prokuroria Speciale: Identifikohen mbetjet kockore të 23 individëve

17:57 / August 19, 2026

Venezuela braktis Maduron në fatin e tij, Delcy Rodríguez as nuk e përmend ish-presidentin në negociatat me opozitën

17:20 / August 19, 2026

Përplasen 2 skafe në liqenin e Komanit, raportohet për disa persona të plagosur

16:21 / August 19, 2026

Përplasen 2 skafe në liqenin e Komanit, raportohet për disa persona të lënduar

16:04 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.