Persona ende të paidentifikuar dëmtojnë vazhdimisht prej 7 vitesh varrezat e fshatit Belishovë në Mallakastër.
Banorët tregojnë se në periudha të ndryshme kohore fotografitë dhe qivuret e të ndjerëve thyhen e dëmtohen, ndërsa deri më sot nuk ka asnjë person përgjegjës, edhe pse është bërë denoncim në polici.
Çështja ka përfunduar deri në prokurori, por vijon të mbetet e pazgjidhur.