Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Denaj: Në shtator në sitë firmat e ndërtimit. Kantieri i pallatit shumëkatësh mbyllet nga anti-informaliteti

23:34 / September 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pallati TR
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas korrikut në vijën bregdetare dhe gushtit te karburantet, aksioni anti-informalitet në shtator do të jetë i fokusuar te firmat e ndërtimit. Kështu deklaroi ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj teksa mori pjesë në një inspektim nga Inspektorati i Punës te Rruga e Kosovarëve pranë Liqenit ku u bllokua një kantier ndërtimi. Drejtori i Inspektoratit, Arben Seferi deklaroi se kanteri i pallatit shumëkatësh do të qëndrojë i mbyllur deri në marrjen e masave për normalizimin e të gjithë procesit të punës, pasi nuk respektonte ligjin për sigurinë në punë. “Sa kemi mbaruar një proces inspektimi në të cilën kemi verifikuar shmangien në ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke bërë pezullimin dhe mbylljen e kantierit të ndërtimit deri në marrjen e masave për normalizimn e të gjithë procesit”.

Kontrollet sipas ministres në shtator do të shtrihen në të gjithë vendin për të luftuar punën në të zezë, por edhe shmangien e aksidenteve. “Një fokus i veçantë po realizohet edhe nga inspektorati i punës në atë që eliminon aksidentet në punë. 30% e punonjës janë të paregjistruar në sektorin e punës, ne duhet ti vendosim fre këtij informaliteti. Gjobat janë 0-50 fish e rrogës bazë, por ky nuk është objektivi jonë. Procesi do të vijojë i fokusuar muajin shtator te firmat e ndërtimit për të eliminuar sidomos aksidentet në punë. Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin me bashkitë të na vendosin në dijeni që t’u paraprijmë masave” tha ajo.

Ministrja kishte kritika edhe për inspektorët. “Cilësia e inspektimeve nuk është e duhura, pasi kur shkon për inspektim një grup i dytë gjetjet janë të ndryshme, por ne nuk mund të kemi dy qasje. Nëse inspektojmë një kompani dhe më pas kuptojmë që para një viti ka ndodhur një inspektim dhe asnjë nga këto gjetje nuk është konstatuar do të thotë se dicka ka shkuar gabim. Pse është lejuar? Ose ka probleme operacionale ose integriteti” theksoi Denaj. Në fund ministrja u shpreh se në ndihmë për aksionin ‘na ka ardhur aplikacioni stop informalitetit ku kemi 12 mijë denoncime”.

informaliteti mbyllet pallati te liqeni shtator
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.