Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

DENONCIMI / Këto shoqëri financiare: IUTE CREDIT, FINAL, NOA dhe MICRO Credit shantazhojnë qytetarët për mbledhjen e borxheve

17:18 / August 13, 20215 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IU CREDIT
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej disa ditësh kompani të njohura të mikro-kredive në vend janë duke shantazhuar qytetarët përmes telefonatave apo email-eve duke i kërcënuar me sekuestrime pagash apo pronash për t’i detyruar të paguajnë borxhe të paqëna apo që nuk korrespondojnë me shumën reale.

Alarmin e jep Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve, duke i bërë me dije qytetarëve të mos bien viktima të shantazheve nga këto shoqëri që së fundmi kanë vendosur të marrin edhe rolin e përmbaruesit, ndonëse ligji s’ua jep këtë të drejtë.

“Me qindra qytetarë kanë marrë shkresa, ku në emër të ligjit shantazhohen me njoftime apo lajmërime me karakter mashtrues si është titulli “Njoftim për bllokimin në gjykatë të pagës së palës debitore”, thuhet në denoncimin e Dhomës së Përmbaruesve.

Shoqëritë që “shantazhojnë dhe mashtrojnë qyetarët për mbledhjen e borxheve”, janë:

FINAL SHA

IUTE CREDIT ALBANIA

MICRO CREDIT ALBANIA

NOA SHA

(Në fund të lajmit mund të gjeni edhe denoncimet përkatëse për shantazhimet nga shoqëritë e mësipërme).

Dhoma ka edhe një thirrje për qytetarët e prekur:

” U bëjmë thirrje qytetarëve dhe publikut të gjerë, të mos bien pre e telefonatave, komunikimeve apo njoftimeve mashtruese shkresore, pa adresa, pa emra apo identitete, pasi ato nuk kanë asnjë vlerë ligjore, por ti denoncojnë menjëherë ato, në organet policore, Prokurorinë e Shtetit ose pranë Dhomës së Përmbaruesve, që angazhohet ti ndihmojë për t’i orientuar ligjërisht ato”.

Deklarata e plotë e Dhomës së Përmbaruesve:

Përmes kësaj komunikate, kërkojmë të tërheqim vëmendjen e publikut, mediave dhe të gjitha organeve ligjzbatuese në vend, mbi një fenomen shumë të rëndë që është përhapur dhe po rritet me shpejtësi në shoqërinë shqiptare: “Mbledhja e borxheve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit”.

Qytetarë në masë kanë marrë telefonata që u kërkojnë shlyerje kredish të vjetra bankare, detyrime të kompanive telefonike, apo të institucioneve të mikrokredisë. Telefonata u është shfaqur në numrin personal; në celularët e familjarëve, pa dallim – të moshuar apo të mitur, në qendrën e punës, në rrethin shoqëror dhe farefisnor, telefonata i ka përndjekur në ëhatsapp deri dhe jashtë shtetit.

Me qindra qytetarë kanë marrë shkresa, ku në emër të ligjit shantazhohen me njoftime apo lajmërime me karakter mashtrues si është titulli “Njoftim për bllokimin në gjykatë të pagës së palës debitore”. Tipologjia e shprehjeve me karakter ekzekutues përmbarimor përdoret gjerë në këto shkresa, ku në pjesën dërrmuese nuk shënohet fare emri dhe mbiemri i dërguesit, nënshkrimi dhe adresa e tij. Shkresat pothuajse anonime mbështeten vetëm mbi akronime të shoqërive që nuk janë zyra përmbarimi.

Telefonatat dhe shkresat që dalin nga e njëjta skemë shoqërish të lidhura me njëra-tjetrën, përdorin emrin dhe atributet e përmbaruesit për të impresionuar dhe shantazhuar qytetarët e thjeshtë dhe për t’i bërë ata, viktima të borxheve dhe detyrimeve të paqena.

Shumë qytetarë kanë rënë pre e kësaj skeme të mashtrimit publik, duke paguar borxhe ose detyrime financiare që nuk u përkasin, apo që nuk i korrespondojnë detyrimit real.

Mijëra familje në nevojë kanë menduar se prapa këtyre shkresave dhe telefonatave qëndron shteti, me një përmbarues që do vijë t’u sekuestrojë pagën, shtëpinë, makinën, apo biznesin.

Fenomeni i bërjes së “përmbarimit” me telefon ose me shkresa që s’kanë asnjë lidhje me shërbimin përmbarimor gjyqësor – është intensifikuar në përmasa të tilla që, tashmë ka dalë jashtë kontrollit shtetëror.

Përhapja masive e këtij fenomeni nuk po lëviz nga vendi, prej kohësh, asnjë prej institucioneve përgjegjëse për mbikëqyrjen e kësaj veprimtarie, përfshirë ato ligjzbatuese.

Ndaj, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse shtetërore të reagojnë menjëherë, sot dhe të marrin masa për të mbrojtur qytetarët shqiptarë nga këto skema të mirëfillta mashtrimi, që mund të krijojnë pasoja të rënda sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për një kategori të gjerë vulnerabël qytetarësh, të cilët janë futur në marrëdhënie detyrimi për shuma minimale mbijetese e mbulimi të halleve të përditshme.

U bëjmë thirrje qytetarëve dhe publikut të gjerë, të mos bien pre e telefonatave, komunikimeve apo njoftimeve mashtruese shkresore, pa adresa, pa emra apo identitete, pasi ato nuk kanë asnjë vlerë ligjore, por ti denoncojnë menjëherë ato, në organet policore, Prokurorinë e Shtetit ose pranë Dhomës së Përmbaruesve, që angazhohet ti ndihmojë për t’i orientuar ligjërisht ato.

Publiku dhe qytetarët duhet të dinë se, mbledhja e detyrimeve dhe ekzekutimi i tyre në Shqipëri bëhet vetëm nga përmbaruesit sipas ligjeve në fuqi dhe ata kanë emër, mbiemër, adresa dhe vula zyrtare.

Ata nuk fshihen, as pas telefonatave, as pas shkresave anonime. Madje, përmbaruesit privatë mund t’i njihni edhe nga fotot që janë të publikuara për transparencë në Regjistrin e Përmbaruesve Gjyqësorë të Dhomës, në faqen zyrtare të saj.

U bëjmë thirrje, kompanive “borxhmbledhëse” që të ndalojnë menjëherë mashtrimin e qytetarëve me shkresa, praktika dhe telefonata që imitojnë dhe përvetësojnë titullin e përmbaruesit gjyqësor. Të ndalojnë sot, pasi nesër do të jetë qytetari bashkë me përmbaruesin, të cilët do të gjejnë zyrat pa adresa të këtyre kompanive, nga ku do të denoncojnë ligjërisht dhe publikisht, të gjithë ata që do të guxojnë të vazhdojnë këtë veprimtari që vjedh dhe mashtron publikun.

Çdo qytetar që është vënë apo vihet në kontakt telefonik apo shkresor sipas të dhënave të përshkruara në këtë komunikatë, të njoftojë menjëherë në adresën [email protected], pa u kufizuar në denoncimin pranë Policisë së Shtetit ose Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor ku banon.

DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË

grergheghghf
fthrth5hfgh5
ftghrthe54ghdfgh
egterghe5rh45rh
dgdher5h45rh4h 1
2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç zbulon datën e dorëheqjes, presidenti i Serbisë: Fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë

16:08 / September 15, 2026

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, reagon Rama

15:33 / September 15, 2026

Pagat, debati në Kuvend/ Pas ekonomisë, diskutime në Komisionin e Ligjeve

15:27 / September 15, 2026

Brahimllari: Veliaj duhej liruar në përputhje me vendimin unifikues GJK

14:38 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.