Deputetët e PD-së së Rithelemit që kanë mundur të hyjnë në Kryesinë e Kuvendit, duke u futur nga dritarja, kanë bllokuar punimet në komisionin e ligjeve. Mbledhja është ndërprerë pas debateve të ashpra mes demokratëve dhe socialistëve. “Iu gënjen mendja se do bëni mbledhje normale tani”, iu drejtua deputetja tjetër e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.
Kurse mbledhja te Komisioni i Shëndetësisë ka zgjatur vetëm 4 minuta dhe më pas është ndërprerë. Komisioni drejtohet nga deputetja e PD-së, Zheni Gjergji, e rreshtuar krah grupit të Gazment Bardhit.
“Ndaj unë si kryetare ndjehem e intimiduar. Nuk është në nderin tuaj që në këto kushte të fillojmë të shqyrtojmë një projektbuxhet i cili do të përcaktojë gjendjen apo të ardhurat, situatën ekonomike në vendin tonë. Kërkoj që kjo seancë të mos zhvillohet, për arsyen e vetme, intidimidi dhe shkelja e të drejtave të ligjvënësve shqiptarë, të njerëzve të mandatuar nga populli shqiptar për të qenë në këtë tavolinë. U hasa me një situatë të vështirë edhe me Gardën në hyrje të Komisionit. Kolegët e mi janë këtu për të mbështetur këtë aksion opozitar. Në bazë të këtyre kushteve, të shkeljes flagrante të të drejtave tona ne nuk mund ta zhvillojmë këtë mbledhje dhe unë e deklaroj të mbyllur mbledhjen”, u shpreh ajo.
