Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputetët e PDIU-së takime në Ҫamërinë e Italisë, Idrizi: Politika shqiptare të kërkojë ndjesë për heshtjen e saj ndaj plagës çame

10:02 / March 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9e791a3d c0fb 4924 8500 6dae354c8e89 492x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup i deputetëve të PDIU-së i kryesuar nga kryetari Shpëtim Idrizi pati një vizitë dyditore në qytetin Gorizia të Italisë, ku u takuan me përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal.

Në takimin merrnin pjesë kryetari i bashkisë së Gorizia, Rodolfo Ziberna, senatorja e Fratelli d’Italia për rajonin, Francesca Tubetti dhe përfaqësues të shoqatave italiane, presidenti i Associazione Nazionale Friulli Venezia Giulia e Dalmazia(ANFVGD) Renzo Codarin dhe përfaqësuesi i shoqatës Federsuli, Stefano Nedoh.

Këto shoqata janë krijuar nga masakra e 6000 personave, që njihet si masakra e Foibe dhe shpërngulja me dhunë e 350.000 italianëve nga komunistët Titistë në Slloveni dhe Kroaci. Gjatë takimit u nënvizua ngjashmëria e problematikës mes çështjes çame dhe asaj të italianëve të shpërngulur me dhunë dhe masakruar nga komunistët e Titos në vitet 45-46.

d7dccd4d 874a 4c1b 807e a0e78ffe5029

“Deklarata e kryeministres Meloni e cila kërkoi falje për heshtjen e politikës italiane përgjatë gjithë këtyre viteve tërhoqi vëmendjen time mbi këtë tragjedi, që është e njëjta që kemi vuajtur ne shqiptarët e Ҫamërisë. Me të njëjtën kurajo shpresoj që politika shqiptare të kërkojë ndjesë, për heshtjen e saj ndaj plagës së Çamërisë dhe në emër të tyre ne duhet të vazhdojmë të ngremë zërin e të themi të vërtetat tona si popullsi e martirizuar”, tha Idrizi.

Me përfaqësuesit e shoqatave ANFVGD dhe Federsuli u ra dakord të institucionalizohet bashkëpunimi me Shoqatën Patriotike “Ҫamëria”. Njohja reciproke e historisë, pasojat e saj, që i vazhdojnë efektet edhe sot, mbështetja reciproke janë një bazë e mjaftueshme që të fillojë institucionalizimi i bashkëpunimit.

Deputetët e PDIU-së zhvilluan një takim edhe në bashkinë e Gorizias ku kryetari i bashkisë z. Rodolfo Ziberna dhe senatorja për mirëqenien Silvana Romano, pritën deputetët. Gjatë takimit u theksua rëndësia e Italisë si vend mik e partner strategjik i Shqipërisë si dhe u nënvizua roli i rëndësishëm dhe pjesmarja e diasporës së re shqiptare në këtë bashki. Kryetari i bashkisë Ziberna, ftoi ansamblin “Ҫamëria” të bëhej pjesë e aktiviteteve kulturore të qytetit shtatorin e ardhshëm.

Itali pdiu Shpetim Idrizi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.