Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Derbi Dinamo-Partizani, Policia e Shtetit publikon masat dhe rrugët që bllokohen

14:35 / January 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
partizani dinamo 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës publikoi sot masat e marra për organizimin e derbit të kryeqytetit Dinamo-Tirana në stadiumin “Air Albania” në orën 16:45. Në njoftimin e fundit, organi i rendit në kryeqytet komunikon se tifozeritë e të dyja kampeve do të kenë këto rrugë për të kaluar: Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ – ‘Rruga “Bajram Curri’ – Rruga ‘Papa Gjon Pali II’ (Dinamo) dhe ‘Pallati i Operas – bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ – Sheshi ‘Nënë Tereza’- rruga “Lek Dukagjini’- stadium (Partizani).

Rrugët që do të bllokohen duke nisur nga ora 14:00 janë: “Lek Dukagjini” përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

NJOFTIMI I POLICISË SË TIRANËS:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Policia e Tiranës, plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Dinamo-Partizani, që do zhvillohet më datë 27.01.2022, në orën 16.45 në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë saj.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore, gjatë momentit të kalimit të tifozëve.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 14.00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

* Rruga “Lek Dukagjini” përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

Lëvizja e tifozëve të Dinamos:
* Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Rruga “Bajram Curri” – Rruga “Papa Gjon Pali II” – stadium.

Lëvizja e tifozëve të Partizanit:
* Pallati i Operas – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Sheshi ”Nënë Tereza”- rruga “Lek Dukagjini” – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit dhe pa dokument që vërteton lidhjen e tyre. Nuk do të lejohen të futen në stadium tifozë me fytyrë të mbuluar.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive.

Policia e Tiranës edhe njëherë apelon për tifozëritë e dy skuadrave që të zbatojnë rregullat dhe ligjin.
Faleminderit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Dikur i burgosur prej besimit sot kardinal, Ernest Troshani rikthehet në Spaç për meshën e veçantë

15:54 / August 1, 2026

Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

14:36 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.