TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare tërhiqet nga muzika, zbulohet arsyeja

15:09 / May 26, 2022

Presidenti, Balla: Të përfshihemi të gjithë në këtë proces, ne i kemi emrat

14:50 / May 26, 2022

Finalja e Conference League, Duka: Të gjithë dolën të mrekulluar, biseduam për një tjetër finale

14:32 / May 26, 2022

Lista e plotë/ PD nxjerr emrat e anëtarëve për Komisionet Hetimore

14:22 / May 26, 2022

Çuçi i jep pasaportën shqiptare sportistes së re italiane, bukuroshja do të përfaqësojë kombin tonë

14:10 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Lajmet e Fundit

Derbi i Milanos është zikaltër, Interi dominon kuqezinjtë dhe shkon në finalen e Kupës

23:10 / April 19, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Interi ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Italisë duke mposhtur rivalet e përjetshëm të Milanit në derbi, në një ndeshje mjaft interesante në “San Siro”.

INTER–MILAN 3–0
4′, 40′ Lautaro Martinez, 82′ Gosens

NGJARJET KRYESORE

90’ Mesias kërkon golin e nderit me një gjuajtje në kufijtë e zonës, sfera përfundon direkt në duart e Handanoviç.

82’ GOOOL Interi. Zikaltërit tundin për herën e tretë rrjetën dhe mbyllin diskutimet e kualifikimit pas një aksioni perfekt me Brozoviç i cili shpërthen në krahun e djathtë dhe pason në shtyllën e dytë për Gosens i cili shtyn sferën në rrjetë.

66’ Gol i anuluar për Milanin. Pas një goditje këndi, topi shkon te Benaser jashtë zonës me mesfushorin i cili lëshon një predhë të pakapshme për Handanoviç. Protesta zikaltër pasi pretendohet për një pozicion jashtë loje të dy lojtarëve që pengojnë rrezen e Handanoviç dhe gjyqtari shkon të vëzhgojë VAR. Pas 2 minutash, ai vlerëson se ky pozicion kishte ndikim në aksion dhe anulon golin.

60’ Tentativa të njëpasnjëshme të futbollistëve të Milanit drejt portës zikaltër, por asnjë nuk arrin të kalojë murin e mbrojtjes së Interit që frenon çdo goditje që shkon drejt Handanoviç.

53’ Benaser humb topin rrezikshëm në mesfushën e tij dhe Lautaro niset përsëri me shpejtësi drejt portës. Ai nuk pason për Korrea por gjuan vetë, duke gjetur përgjigjen e Menja.

45’+2’ Lautaro Martinez i afrohet edhe golit të tretë personal kur pas një goditje këndi gjuan topin me kokë drejt portës, por nuk gjen për pak katërkëndorin.

40’ GOOOL Interi. Aksion i shpejtë i Korrea i cili gjen hapësirën për të nxjerrë Lautaro Martinez të vetëm para Menja. Argjentinasi nuk gabon dhe dyfishon shifrat.

37’ Gjuajtje e fortë e Barela nga jashtë zonës, sfera fluturon mbi traversë.

32’ Tjetër zbritje e shpejtë e kuqezinjve me Tonali, i cili shfaqet në pozicion gjuajtje por në vend që të gjejë portën, gjen Zhiru me tentativën e tij, me sferën që devijohet jashtë.

30’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Sele gjuan nga jashtë zonës, por gjen përgjigjen e Handanoviç.

28’ Kundërsulm i shpejtë i Milanit. Rafael Leao ka mundësinë ideale për të barazuar shifrat, por gjuajtja e tij devijohet me këmbë nga Handanoviç i cili eviton barazimin.

12’ Zgjohet Milani me një aksion të shpejtë në krahun e djathtë, ku Kesi tenton portën por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

4’ GOOOL Interi. Një aksion nga e djathta i Interit gjen Lautaro Martinez, i cili gjuan direkt në portë me një predhë të pandalshme nga Menja.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: Handanoviç, Skrinjar, De Vraj, Bastoni, Darmian, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Korrea, Lautaro Martinez.
Trajner: S. Inzagi

MILAN: Menja, Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez, Benaser, Tonali, Selemakers, Kesi, Rafael Leao, Zhiru.
Trajner: S. Pioli

DERBI inter milan
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Gjendet e pajetë një 48-vjeçare në Librazhd

23:06 / May 25, 2022

Holandezët “çanë” rrethimin e policisë, hedhin flakadanë në fushë

21:31 / May 25, 2022

Tifozët holandezë qëllojnë policët me gurë dhe shkopinj! Një efektiv i dëmtuar

22:01 / May 24, 2022

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmin për plagosjen në Shkodër

23:57 / May 23, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Këngëtarja e njohur shqiptare tërhiqet nga muzika, zbulohet arsyeja

15:09 / May 26, 2022

Presidenti, Balla: Të përfshihemi të gjithë në këtë proces, ne i kemi emrat

14:50 / May 26, 2022

Finalja e Conference League, Duka: Të gjithë dolën të mrekulluar, biseduam për një tjetër finale

14:32 / May 26, 2022

Lista e plotë/ PD nxjerr emrat e anëtarëve për Komisionet Hetimore

14:22 / May 26, 2022
Te fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare tërhiqet nga muzika, zbulohet arsyeja

15:09 / May 26, 2022

Presidenti, Balla: Të përfshihemi të gjithë në këtë proces, ne i kemi emrat

14:50 / May 26, 2022

Finalja e Conference League, Duka: Të gjithë dolën të mrekulluar, biseduam për një tjetër finale

14:32 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.