Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Derbi Tirana-Partizani mbyllet pa fitues, por me polemika

20:00 / December 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
derby4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Derbi i heshtur në tribunë, por edhe në fushën e blertë, pasi Tirana e Partizani nuk arritën të shkojnë përtej barazimit pa gola, një rezultat ky që u shkon më shumë për shtat të kuqve, ndërsa Nevil Dede do të duhet të presë ende për fitoren e parë në pankinën bardheblu.

Një derbi i veçantë ky i sotmi, pasi luhej pa praninë e publikut në shkallët e “Air Albania”-s, për shkak të kushteve të pandemisë, ndërsa organizatorët u munduan të krijojnë sadopak atmosferë, duke vënë në sistemin audio të stadiumit edhe kore të tifozërisë gjatë gjithë 90-minutëshit.

Të dy trajnerët e kishin studiuar mirë lojën e njëri-tjetrin dhe kishin hedhur në fushë formacione shumë të kujdesshme, teksa të gjithë futbollistët luftonin fort dhe bllokonin linjat e pasimit, duke bërë që të mungonin rastet e shënimit.

Gjatë gjithë 45 minutave të para Partizani tentoi dy herë me Bardhin, por në një rast priti portieri Bekaj e më pas topi shkoi shumë larg portës, ndërsa Tirana kërcënoi me një gjuajtje të Tolit, që gjithsesi nuk solli shqetësim për Hoxhën.

Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtën sjellje si e para, teksa dy skuadrat më shumë i trembeshin humbjes, sesa donin të guxonin të fitonin, ndërsa me mënyrën e lojës duket se ishin pajtuar edhe Dede e Daja në pankinë, që zëvendësimet i bënë me shumë vonesë dhe kryesisht të detyruar për shkak të problemeve fizike të titullarëve.

Nuk munguan as polemikat për arbitrimin, pasi Dede u pa shpesh i nervozuar me vendimet e kryesorit, por momenti kulminant u regjistrua dy minuta para fundit kur Muçi u rrëzua në zonë dhe bardheblutë pretenduan për 11-metërsh, por nuk kishte të njëjtin mendim Juxhin Xhaja.

Duhet theksuar se një rol mjaft të rëndësishëm në cilësinë e ulët të lojës ndikoi jo pak edhe terreni në gjendje të mjerueshme i stadiumit “Air Albania”, ku punëtorët u futën në fushë edhe ndërkohë që ndeshja të luhej, për të rregulluar sadopak barin.

Vërshëllima finale la në fuqi barazimin e bardhë 0-0, me dy skuadrat që marrin nga një pikë, aq sa i mjafton Partizanit për t’u ngjitur përkohësisht i vetëm në krye të renditjes, ndërsa Tirana mbetet në vendin e 7 me 6 pikë në po kaq javë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (Foto)

14:00 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.