Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dëshmia e rëndë nga Shtëpia e Fëmijës në Sarandë: 2 vajza jetime 14-vjeçare i zhveshën lakuriq dhe i rrahën

21:41 / October 18, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rrahja goca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk kanë të sosur. Një djalë nga Shtëpia e fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, tregon se në këtë institucion fëmijët i keqtrajtojnë. Ai tregon se shpesh mësueset thërrasin policë që nuk lejohet të hyjnë brenda dhe këta të fundit, i ulin në gjunjë dhe i rrahin fëmijët për gabime të zakonshme. Djali thotë, se njëherë dy vajza 14 vjeçare, i zhveshën e i rrahën. Më pas vajzat u transferuan në Shkodër. Situata të tilla, sipas djaloshit, bëhen në sy të drejtoreshës dhe psikologes.

I mituri: O xhaxhi, a ke një cigare të vogël?

Qytetari: Po, mo. Çfarë bën?

Qytetari: Je në shkollë?

Qytetari: Këtu tek kjo shenja “Adem Shemja”?

I mituri: Në klasë të gjashtë.

Qytetari: Ju flini këtu në konvikt?

Qytetari: Po nga shkon kështu? Nga e shtyn kohën pasdite e kështu?

I mituri: Po dal, nganjëherë rri në konvikt.

Qytetari: Po keni me çfarë të luani në konvikt apo…?

I mituri: He me çfarë luajmë? Me një televizior.

Qytetari: Me televizior? Vetëm 1 televizor keni?

Qytetari: Po pse të sollën nga Tiranë këtu?

I mituri: Nuk kishte mundësi babai të më mbante.

Qytetari: Çfarë ju japin për të ngrënë atje?

I mituri: Pllaqi, kështu gjellë.

Qytetari: Po lëviz unë, vij të takoj pastaj.

Qytetari: Çfarë bëre dje? Nga ishe?

Qytetari: Pse nuk ke shkuar në konvikt sot?

Qytetari: Çfarë bëre dje? Çfarë hëngre dje në darkë?

I mituri: Hiç, vetëm atë që më dhe ti. Nuk hëngra se u ngopa shumë.

Qytetari: Po sa veta jeni ju atje? Çuna, goca?

Qytetari: Në çfarë moshe janë?

I mituri: Deri në 15 vjeç dhe pastaj nga 15-të ikën ose në Shkodër, ose në Tiranë.

Qytetari: I ke frikë policët?

I mituri: Të rrahin, po bëre gabime të rrahin.

Qytetari: Po kor nuk i ke marrë frikë ti. Kush ishte ai që të rrahu?

I mituri: Ka qenë njëri, po ka qenë në karantinë dhe më rrahu në sy të mësueseve dhe mësueset nuk bënë gjë dhe madje nuk lejohen të futen policat brenda, por ato mësueset i lejojnë.

Qytetari: E mban mend si fytyrë atë që të ka rrahur?

I mituri: Po e mbaj mend dhe madje e njoh.

Qytetari: Ore mos të ngacmojnë më.

I mituri: Edhe qëllojnë, edhe i kam inat se qëllojnë pa mëshirë fare. Prandja kam frikë. Edhe në sy të drejtoreshës, të psikologëve, të nëndrejtoreshës. Ato janë të gjitha. Nuk i mbrojnë fare fëmijët dhe bëjnë kot.

Qytetari: Po kush është drejtoreshë aty?

Qytetari: Po mirë si nuk tha asnjë gjë kjo kur të qëlloi polici në sy të këtyre?

I mituri: Po pra, kjo më vjen inat se nuk flasin para tyre dhe rrijnë dhe bëjnë sehir. Edhe drejtoresha, drejtoresha ka qenë poshtë ka qenë të zyra e vet. Dhe ka qenë dhe një polic tjetër i krimeve edhe ai polici i krimeve na ka ulur në gjunjë para. 3 veta na ka ulur në gjunjë para drejtoreshës që t’i kërkonim falje një roje atje.

I mituri: Ngaqë luanim me atë. Roja i konviktit. T’i kërkonim falje ngaqë e solli roja atë policin. E solli dhe na e uli në gjunjë. Erdhi, ishte dhe ai, ishte drejtoresha dhe nëndrejtoresha.

Qytetari: Po vjen aty në mëngjes ai polici?

I mituri: Jo, nuk vjen. Rri andej nga Gjashta ai (Lagje e Sarandës) se e ka patrullimin andej.

Qytetari: Po ia di emrin? Si e ka emrin?

Qytetari: Fërfërja? (Pseudonim i policit)

Qytetari: Fërja të ka qëlluar ty? Seriozisht e ke?

I mituri: Po gjen rastin ku të shfryjë atë energjinë negative. E nxjerr me ne, nuk e nxjerr me të moshës së vet. Është edhe drejtoresha, është pak si mbajtur ajo. E bukur kështu dhe i thotë “sqaroma pak këtë”.

Qytetari: Po edhe gocat i rrahin atje? Edukatoret?

I mituri: Ka qenë, është një edukatore, kam frikë që të ia them emrin.

Qytetari: Sillet keq a çfarë?

I mituri: E rrahu, e ka rrahuar atë gocën, e ka rrahur lakuriq. 2 goca për Zotin e madh. Nuk e di. Nuk të gënjej fare.

I mituri: I rrahu ngaqë ikën para, ikën para në konvikt. Kishin dalë nga andej nga fusha e patates, edhe ato vajzat, 2 vajzat ikën para.

Qytetari: Po ku, atje para jush të gjithëve?

I mituri: Jo, jo i futi në dhomë. Te dhoma e tyre. Nuk të gënjej për Zotin e Madh.

Qytetari: Dhe si e ka emrin kjo?

I mituri: Për Zotin kam frikë shumë.

Qytetari: Pse aq e keqe është ajo? Edhe ty të ka rrahur?

Qytetari: Po pse ke frikë të më thuash emrin e saj?

I mituri: Kam frikë se sjellin burrat dhe ato mësueset. Që të na rrahin ne. Edhe po s’i dëgjojmë. Kanë shumë gjëra ato atje lart.

Qytetari: Është më ajo edukatorja e frikshme atje?

I mituri: Sillet mo… Unë nuk ju flas, fare pak. Pse të ju flas. Po ju fola pastaj do të më thonë bën ndonjë gjë kështu. Pse të ishe ti mësuese e të më thoje mua kape pak atë fëmijën e rregulloje pak…

Qytetari: Të shtyn ajo që të rrahësh ndonjë tjetër?

I mituri: Jo të rrahësh. Futi frikën për shembull.

Qytetari: Atje jeni të ndarë ju me dhoma, çunat më vehte dhe gocat më vehte?

I mituri: Po. Në kat të dytë jemi ne, në kat të tretë janë ata, në kat të parë është mensa.

Qytetari: Është akoma ajo psikologia atje?

I mituri: Po. Shumë e ligë ajo për Zotin. Ajo nuk e pranon. I thashë a e mabn mend kur më rrahën mua para teje? “Jo, jo nuk e mbaj mend”, më tha.

Qytetari: Ato gocat që i rrahu lakuriq ajo, janë më aty ato?

Qytetari: I kanë hequr? Ku i kanë çuar?

I mituri: Në Shkodër. Fola me atë vajzën në Instagram.

Qytetari: Ti i ke parë vetë kur i rrahën?

I mituri: I kam parë 2-3 herë.

Qytetari: Je ndjerë keq?

I mituri: Po çfarë të bëj? Do ndihesh mo, normale ajo.

femijes sarande Shtepia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.