Ditën e sotme është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur futbollisti shqiptar, Aleksandros Lambi.
Vetëm 4 minuta pasi kishte nisur loja, 21-vjeçari dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak dhe ka rënë pa ndjenja në fushën e blertë. Gazetari Shpetim Zinxhiria ka zbuluar detaje të rënda pasi në stadium ishte edhe nëna e futbollistit të ndier.
“Ish-futbollisti Apolon i Smirnit, por qe luante huazim tek ekipi i kategorisë së 3-te greke Iliupoli. Loja ka filluar në mungesë të ambulancës dhe mjekëve në stadium. Pas ngjarjes ambulanca ardhur me 15 minuta vonesë në një kohë kur për 20 minuta të ndjerit po i jepej ndihma e parë. Në stadium ka qenë duke ndjekur ndeshjen edhe nena e të ndjerit”, shkruan Zinxhiria.
Lambi është transportuar në spital me puls minimal ku nuk ia ka dalë dot të shpëtojë.
