Detaje të reja janë zbardhur nga burime policore lidhur me sasinë e heroinës të kapur në një mjet në Portin e Durrës këtë paradite.
Mjeti tip “Opel” ku u gjet droga, dyshohet të jetë modifikuar në Kosovë, ku ishte krijuar një hapësirë e posaçme për heroinën. I arrestuar është shtetasi kosovar, rezident në Zvicër, Agim Sylejmani. Ai u kap në flagrancë në momentin që u zbulua droga.
Lexo edhe- Sekuestrohen 11 kg heroinë në portin e Durrësit, ja ku ishte fshehur dhe nga vinte makina (VIDEO)