Një 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i senatoriumit mëngjesin e sotëm, teksa ishte duke marrë mjekimin për COVID-19.

Sipas detajeve të bëra publike nga News 24 ku citohen burimet e spitalit COVID-2, i riu ishte i shtruar prej një jave dhe ishte drejt shërimit.

“Ai trajtohej me shumë pak oksigjen, 3-4 litra, pra në minimunimin e mundshëm të oksigjenimit të pacientëve. Ishte një pacient që po dilte nga spitali dhe ende nuk dimë arsyet e vërteta se pse ky 29-vjeçar i cili nuk kishte komplikacione të tjera është shtyrë drejt vetëvrasjes. Pacienti ka qenë duke marrë mjekimin në momentin kur ka ndodhur ngjarje. I është bërë një injeksion dhe do të merrte sasinë e serumit”, raportoi gazetari i News24.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here