Divorci i deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma nga bashkëshorti i saj Ilir Shqina ka marrë vëmendje të madhe mediatike gjatë 24 orëve të fundit.
Kërkesa për t’u ndarë është bërë nga vetë Duma sipas vendimit të afishuar nga gjykata për efekt informimi ndaj ish-bashkëshortit të saj tashmë, Ilir Shqina.
Në vendim thuhet se ky njoftim publik është bërë pasi nuk është arritur komunikimi i vendimit ndaj ish-bashkëshortit të Grida Dumës.
VENDIMI I PLOTË
Nr.1057 VENDIMI Tirane, më 11.03.2019
SHPALLJE E VENDIMIT GJYQËSOR PER AFISHIM
(PER EFEKT NJOFTIMI)
Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është gjykuar çështja civile me Nr 1057 Vendimi, Dt.15.02.2019 me pale ndërgjyqëse:
PADITES: GRIDA SHQINA(DUMA)
I PADITUR: ILIR SHQINA
OBJEKTI: ZGJIDHJE MARTESE
Gjykimi është kryer në mungesë të ILIR SHQINA
Me adrese: BLV. “ZHAN D’ARK”, PLL.155/1, AP.32, TIRANE
Meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Bashkëlidhur po Ju dërgojmë dy kopje të shpalljes, nga të cilat njëra kopje e kësaj shpallje të afishohet pranë vendbanimit të fundit të ILIR SHQINA dhe kopja tjetër të kthehet sërish pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me mbishkrimin që shpallja është afishuar si dhe datën e afishimit.
K/SEKRETARE
Valbona SADIKU