Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e Ardit Kërtushës, i cili ka qenë kandidat për kryetar të PS-së në Durrës. Mësohet se ai u plagos në lokalin e këngëtarit Noizy.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
