Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dhimitër Anagnosti: Në pleqëri dobësohet shikimi se njeriu nis të shohë brenda vetes

12:01 / January 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhimitri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Diku dikur kam shkruar, në pleqëri njeriut i dobësohet shikimi sepse nis të shoh brenda vetes se sa jashtë saj.  Juridikisht jam i pavdekshëm sepse ADN. ime udhëton në përjetësi përmes brezave në vijim. I them këto rreshta që të bisedoj me fëmijët e mi, më fëmijët e tyre me breza më tej e më tej, për të kuptuar çfarë i jep jetës nxitje, energji e kuptim.

Si të jetohet ajo më mirë në kuptimin material, intelektual, moral dhe emocional. Duhet të bëjmë kujdes në ndërtimin e jetës, ta ngremë kokën hera herës nga problemet e përditshme dhe të shikojmë yllin polar për të mos humbur drejtimin e rrugëtimit.
Në këtë vend, në këtë truall ku brezat kanë derdhur energji fizike, intelektuale, morale, shpirtërore, rrezatohet një energji misterioze e shumëllojshme, që ta bënë jetën më të lehtë, më të plotë, më me kuptim, energjia e memories historike.

Përshëndes në mënyrë të veçantë që na dha një surprizë në këtë gëzim, në 85-vjetorin e Dhimitrit, se për mua ngel 40 vjeç gjithmonë. Zotin President të Republikës e falënderoj pa masë dhe të gjithë iniciatorët.

Falënderoj pa masë të gjithë miqtë dhe artistë të shquar që janë sot në këtë sallë, se as Dhimitri nuk do të bënte ato vlera, artistë në të gjitha fushat, që kanë punuar dhe kanë bërë vlera të jashtëzakonshme, qoftë në art, në skenë dhe ekran, në pikturë. Këtu kam edhe një nga bregu gazetari, i cili është i biri i të famëshit, i yllit të polifonisë Lefter Çipës.

Pra ju falënderoj dy herë që në këtë kohë pandemie ju keni dhënë bashkë me Dhimitrin siç e tha kaq bukur Presidenti, sa mi shteroi ato fjalë me thënë të drejtën sepse është një titull shumë kuptimplotë për artistin ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’.
Siç tha Presidenti emblemë e kombit tonë dhe të gjithë ju bashkë dhe të gjithë artistët që edhe këtu nuk janë të gjithë, por ju jeni përfaqësuesit më të denjë të tyre, keni mbështetur dhe i keni forcuar dhe jeni në vazhdimësi të integritetit tonë.
Pra ju keni dhënë dashuri, emocion, po këtë asnjëherë nuk e bën pa publikun tonë të dashur që në çdo hap e në çdo moment ne na nderon. Unë jam me fat që kam pasur në krah një bashkëshort të tillë që bashkë kemi mbështetur njëri-tjetrin, në vështirësi dhe në të mirë, në gëzime dhe hidhërime.

Bashkë me fëmijët tanë të cilët, Junën e kam këtu bashkë me bashkëshortin Tonin edhe dua të përmend edhe vajzën tonë Era, e cila është larg, por me zemër dhe shpirt është këtu. Na kanë lënë mundësi me mbarëvajtjen e tyre që ne të punojmë mirë dhe të vazhdojmë për popullin tonë me emocione, me një popull të mrekullueshëm që kemi.

Ju falënderoj për herë të dytë të gjithëve sepse kjo pandemi na krijoi një jetë tjetër dhe shpresoj që shumë shpejt të kalojë, që arti të marrë atë energji, se ky popull energjik nuk duron dot, nuk i mjafton vetëm buka, po do dhe emocionin, do dhe artin, do dhe kulturën edhe të gjithë këto.

*Fjala e Dhimitër Anagnostit në ceremoninë e dekorimit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e lexuar nga bashkëshortja e tij, Roza

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta Eroll Jakupi, autori i këngës së njohur “Vetëm 5 minuta”

16:00 / October 25, 2026

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.