Qysh herët në mëngjes këtë të mërkurë nisi shembja e restorantit “Panorama” në Porto Palermo. Lokali do të shembet pas ngjarjes me turistët spanjollë, ku u përfshi pronari i tij Mihal Kokëdhima.
Familjarët e Mihal Kokëdhimës nisën të heqin pajisjet e restorantit, për ti hapur rrugë kështu dhe shembjes.Pronari i lokalit ndodhet pas hekurave, pasi gjykata vetëm pak ditë më parë caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.