Një ditë më parë u publikuan edhe pamjet e rënda të dhunës në protestë, ku babë e bir përfunduan në spital për shkak se u dhunuan nga një tjetër protestues.
Plagosja e tyre u bë temë e akuzave politike një ditë më pas, ku opozita akuzonte policinë për përdorimin e dhunës e më pas dolën dhe pamjet gjatë protestës ku Ymer dhe Erion Çela u dhunan nga një tjetër protestues.
Lexo edhe- Dalin pamjet/ Kush i goditi protestuesit?
Sot policia bën të ditur se ai është arrestuar, dhe bëhet fjalë për Z. S., 43 vjeç nga Xhafzotaj i Durrësit. “Ndalimi i tij u bë pasi më datë 02.06.2019, rreth orës 20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George Ë Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir) banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës”, thotë policia në njoftimin e saj zyrtar.
NJOFTIMI I POLICISE
Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të “Plagosjes së rëndë me dashje”, të dy shtetasve mbrëmjen e datës 2 Qershor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Në vijim të kqyrjes së pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi me inisiativë i shtetasit :
Z. S, 43 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, (i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”).
Ndalimi i tij u bë pasi më datë 02.06.2019, rreth orës 20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George W Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir) banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
