Kënga “Ferrari” e Dhurata Dorës po korr mjaft sukses këtë verë, po duket se këngëtarja nuk do të ndalet me kaq. Ajo sapo ka përfunduar xhirimet e klipit të radhës në bashkëpunim me KMN Azet.
Projekti mban titullin “Fajet” dhe është xhiruar në Spanjë, ku dyshja u pa më herët duke ngritur shumë aludime.
Në një postim në Instagram, Dhurata dhe Azet kanë publikuar një pjesë të shkëputur nga kënga ku shkruajnë
“A jeni gati? Neser n’ora 23.59! #fajet”.
