Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

”Diaspora, ura jonë me botën”, Myzafere Alija nderohet me çmimin ”Ambasadore e Paqes”

15:55 / August 21, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 08 21 155222
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të aktivitetit “Dashuria për Atdheun-Diaspora si bartëse e vlerave universale”, të zhvilluar në Shkodër me rastin e Ditës së Diasporës, Myzafere Alija, një ndër figurat më të përkushtuara të komunitetit shqiptar jashtë vendit, është nderuar me titullin “Ambasadore e Paqes”.

Ky vlerësim i është dhënë për kontributin e palodhur dhe të qëndrueshëm në mbështetje të diasporës shqiptare, si dhe për përpjekjet e saj për ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare mes bashkatdhetarëve. Ky aktivitet u organizua nga Këshilli Rajonal i Paqes Shkodër, me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura nga fusha e paqes, diplomacisë dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Ishin të pranishëm, Defrim Methasani, Kryetar i Federatës së Paqes Universale-Shqipëri; Teuta Shala Qyteza, Nënkryetare e Bashkisë Shkodër; Luigj Junçaj, ish Ministër për Pakicat Kombëtare në Mal të Zi, Ambasador për Paqe si dhe përfaqësues të Federatës së Paqes Universale dhe Këshillave Rajonale të Paqes nga qytete të ndryshme.

Kryetarja e Këshillit Rajonal të Paqes Shkodër, Majlinda Laçaj theksoi se ky takim ishte një udhëtim shpirtëror që shënon lidhjen e fortë mes diasporës dhe atdheut, një dëshmi se dashuria për vendlindjen nuk shuhet kurrë, por jeton në çdo përpjekje për ruajtjen e identitetit kombëtar. Ajo e cilësoi Diasporën si pasuri të kombit tonë, teksa e vlerësoi Myzafere Alija, shembull konkret të vlerave universale të paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit, që i ofron botës një model të bukur të forcës dhe shpirtit shqiptar. Alija është një zë i njohur në komunitetet shqiptare jashtë vendit për angazhimin e saj në çështjet sociale dhe atdhetare, duke qenë një lidhje e fortë mes diasporës dhe atdheut.

Ky çmim është një dëshmi e vlerësimit të rolit të gruas shqiptare në ruajtjen e identitetit dhe përhapjen e vlerave të paqes në botë. Gjatë veprimtarisë, figura të shquara të diasporës shqiptare u vlerësuan me titullin “Ambasador për Paqe”, për kontributin e tyre në ruajtjen e kulturës, promovimin e vlerave kombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në botë.

Aktiviteti u pasurua nga performanca artistike me tingujt e violinës së Gabriela Jakut, interpretimet muzikore shkodrane nga Bep Vjerdha dhe Mondi Denelli, si dhe një përmbledhje letrare nga Leandër Laçaj, që sollën emocione të veçanta për të pranishmit. Në përmbyllje, u shpreh falënderim i veçantë për të gjithë shqiptarët e diasporës për sakrificat, kontributin e tyre të palodhur dhe krenarinë që i japin vendit tonë, duke qenë ura jonë me botën. Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve me diasporën dhe promovimit të vlerave të paqes, solidaritetit dhe identitetit kombëtar.

Ambasadore e Paqes Diaspora Myzafere Alija
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.