Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dikur kromi mbushte arkën e shtetit, sot banorët e Martaneshit jetojnë me sytë nga qielli

14:33 / December 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
393192257 744126391078313 158697314629451459 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krasta e Martaneshit ishte para vitit 1990 “qendra e botës” për pushtetin e kohës. Kromi që nxirrej nga nëntoka e begatë e kësaj krahine “çante bllokadën”, thënë më qartë siguronte të ardhura të mëdha për ekonominë kombëtare. Zyrtarët e kohës ishin instaluar këtu dhe u kërkonin mijëra minatorëve të realizonin planin. Qyteza u ngrit rreth viteve ’70-të. Këtu punonin nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, shumica nga veriu i vendit, Mati, Dibra, Bulqiza, Kukësi, Mirdita, etj.

Murat Bala, ish-minator kujton se kishte shumë punëtorë, në Zonën e Re, Krastën e Vjetër, Batërr, Thekën, e sektorë të tjerë minerarë. “Të paktën 16 autobusë të tejmbushur transportonin në çdo turn minatorët. Qyteza gumëzhinte nga njerëzit e shumë. Uji nuk mungonte asnjë moment. Rruga nga Qafa e Buallit ishte e shtruar me asfalt. Kishte linjë transporti për qytetarët drejt rretheve të tjera. Nuk flas si nostalgjik, por gjendja e asaj kohe me realitetin nuk kanë të krahasuar”, kujton banori i Krastës.

Kryefjala e çdo bisede në këtë trevë është rruga Qafa e Buallit-Krastë, 16.4 km e gjatë. Dekadat e fundit ajo është amortizuar tej mase. Mjetet e transportit të rëndë, por edhe kushtet atmosferike kanë bërë që ajo të degradojë keq. Gjendja alarmante e saj është bërë shkak që 30 vitet e fundit të regjistrohen 32 aksidente me humbje jete. Gazetarët dhe banorët e Martaneshit e kanë konsideruar këtë segment si “rruga e vdekjes”. Lapidarët në anë të saj janë dëshmi e tragjedive të  familjeve matjane, bulqizakë apo dibrane.

Por ka ende shpresë, ka siguri se kjo rrugë do të ndryshojë. Administratori i Martaneshit Arjan Haslika thotë se shumë shpejt do të nisin punimet për asfaltimin dhe veprat e artit. “Është asfaltuar rruga Krastë-Peshk, po punohet në segmentin Peshk-Ballenj dhe rrugët e tjera rurale. Edhe rruga Qafa e Buallit-Krastë është tenderuar dhe do të jetë me standarte. Infrastruktura, thotë Haslika, ka qenë dhe mbetet problemi kryesor për qytetarët e Martaneshit”.

Aktualisht në Krastë dhe fshatrat Peshk, Gjon, Staveç, Mëlcu, Ndërfushas, Val, Lenë janë në regjistrat e gjendjes civile 2200 banorë. Themi kështu se një pjesë e tyre banojnë në Tiranë, Durrës e gjetkë dhe kthehen në vendlindje në stinën e verës dhe sidomos kur ka votime.

393084361 883154483125942 8278681538980103994 n

“Kemi shkollën kryesore në qytetin e Krastës dhe në fshatrat e largët kemi objekte për parashkollorë dhe ciklin e ulët. Largimet janë të shumta për shkaqe të ndryshme. Ndërtimi i infrastrukturës me siguri do të ndikojë në frenimin e lëvizjes demografike”, shprehet për Tirana News administratori i krahinës me shumë histori.

Puna në disa miniera vazhdon ende. Të paktën 50 subjekte vazhdojnë të nxjerrin krom, të sigurojnë të ardhura për vete, por edhe të punësojnë banorët e Martaneshit. Edhe pronarët e minierave janë në pritje të investimeve në rrugë dhe qytetin e Krastës.

Gjatë takimeve të fundit elektorale është premtuar ndërhyrje në qytezën e minatorëve. Godinat aktualisht ngjajnë me objekte të “bombarduara”. Mbi 90 % e tyre janë rrënuar, janë të pabanuara.

Administratori Haslika është optimist se banorët e këtushëm nuk do të rrinë me sy nga qielli, nuk do tëp resin gjatë fillimin e investimeve për ndryshimin e Krastës. Është menduar që objektet e rrënuara të vishen me sistemin kapot ose në vend të tyre të ngrihen godina alpine, të bukura, ashtu siç e meritojnë martaneshasit.

393082010 315931708020269 8929730375025137719 n
393082775 3723761197891493 8749327689407112000 n
393086930 1100621441300616 8212965756823080219 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron temperatura deri në 39.5°C dhe rrezik të lartë zjarresh

21:17 / July 29, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme Lamallari mbledh prefektët: Siguria, sezoni turistik dhe zjarret në fokus, kërkon më shumë koordinim dhe prani në terren

20:48 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.