Monika Kryemadhi, ka folur sërish sot për fëmijët e saj dhe ka thënë se në Shqipëri sistemi arsimor është i kalbur. Kryemadhi gjatë bisedës në emisionin “Real Story”, në Neës 24, ka treguar dhe arsyen që e ka detyryar atë të dërgojë fëmijët me shkollë në Angli.
“Unë i kam dërguar fëmijët në Angli, se unë e kam mundësinë, po të tjerët që nuk kanë mundësi ku do i dërgojnë fëmijët në universitete se këtu nuk ka kush t’u japë matematikë. Nuk kemi profesor matematike”, ka qenë kjo deklarata e Kryemadhit.
Më tej kryetarja e LSI është shprehur se duhen reforma që arsimi të jetë cilësor, pasi sipas saj sistemi arsimor është i rrënuar dhe qeveria po ul fondet.
