Dinamo ka shtangur Kukësin ditën e sotme, teksa ka triumfuar minimalisht në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Një gol i shënuar nga Eni Imami në minutën e 89-të, i dha fitoren e parë për 2022, skuadrës së Shkëmbit.
Një ndeshje e ekuilibruar, me raste nga të dy krahët, por që në fund i buzëqeshi kryeqytetasve.
Hap fals për verilindorët që humbën mundësinë për të ngushtuar diferencën me Tiranën dhe tashmë e shikojnë veten në vendin e tretë me 28 pikë, ndërsa merr vendin e 7-të me 18 pikë.
