Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Disa arsye të forta përse duhet të hani më shumë arra

14:07 / June 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arraaa 750x500 1 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrat janë ndër arrorët më të mirë për shëndetin e njeriut. Ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme, vitamina, minerale, antioksidantë dhe enzima që kanë vlera të fuqishme mjekësore.

Arrat njihen kryesisht për rëndësinë e tyre në mbrojtjen e shëndetit mendor. Forma e tyre e ngjashme me atë të trurit tregon për lidhjen e ngushtë që ata kanë.

Jo më kot konsumimi rregullisht i arrave forcon kujtesën dhe përshpejton përçimin e sinjaleve nervore. Nëse arrat janë ndër arrorët tuaj të preferuar zbuloni 3 përfitimet më të mëdha që ofrojnë ato për shëndetin tuaj.

Arrat Për Stomakun

Mirëmbajtja e shëndetit të stomakut dhe të aparatit tretës në përgjithësi është hapi më i mirë që mund të ndërmerrni për organizmin. Mikrobioma e stomakut ka nevojë për probiotikë dhe prebiotikë që të ruajë balancat e baktereve të mira dhe të këqija.

Ekspertët thonë se arrat shërbejnë si prebiotikë dhe rrisin volumin e baktereve të mira në stomak. Ngrënia e rregullt e arrave parandalon inflamacionin, isheminë dhe kancerin e zorrës së trashë.

Arrat Për Rënien Nga Pesha

Arrat përmbajnë kalori, e megjithatë janë të pasura me fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe përshpejton metabolizmin. Studimet thonë se arrat janë ideale për rënien nga pesha nëse konsumohen me mature. Ato përshpejtojnë djegien e yndyrnave dhjamore dhe frenojnë oreksin.

Arrat Për Trurin

Siç e thamë edhe më lart, arrat konsiderohen si një prej ushqimeve më të mira për shëndetin e trurit sepse janë të pasura me acide yndyrore omega-3. Konsumi i 10 gramë arra në ditë përmirëson aftësitë reaguese të trurit, përpunimin e informacionit, kujtesën dhe përqendrimin. Duke qenë se ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore polio-të-pangopura dhe substanca që luftojnë inflamacionin, ekspertët thonë se duhen konsumuar çdo ditë në të mirë të trurit. Ato ngadalësojnë dhe pengojnë plakjen e parakohshme të trurit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve nervore në fazat e mëvonshme të jetës. /AgroWeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.