Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Disfatë zhgënjyese për Teutën e Edi Martinit, Elbasani i jep leksion me 3 gola

22:24 / August 26, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tafas goli el
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elbasani mposhti Teutën me rezultatin e pastër 3-0 në duelin e vlefshëm për javën e dytë të Superiores, të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Vendasit e trajnerit Bordin, ishin superiorë në fushë, duke mos e vënë në diskutim triumfin, përballë një Teute që prodhoi shumë pak për të shkuar te pika. 

Supergoli i Dros në pjesën e parë dhe golat e Hilës dhe Arsen Kasës në pjesën e dytë, i dhuruar 3 pikët e parë në këtë sezon skuadrës verdheblu, që tashmë është ngjitur në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë Teuta ngelet 3 pikë.

FT: ELBASANI – TEUTA 3-0

Dros 30′, Hila 48′, A.Kasa 78′

90′ Akordohen 2 minuta shtesë!

88′ Zëvendësim i fundit te Teuta, largohet Arifi vendin e tij e merr Preknicaj.

85′ Vendasit të papërmbajtshëm, kërkojnë edhe golin e katërt me Hilën dhe Arsen Kasën.

83′ Trajneri Bordin kryen 2 zëvendësimet e fundit, largohen Musta dhe Lila, në vend të tyre Zaimi dhe Lajthia.

78′ GOOOOL ELBASANI 3-0/ Shënon i sapofuturi në lojë Arsen Kasa. Vetëm pak minuta sekonda i mjaftuan për mposhtur portierin Tafas. 

77′ Ardit Hila sfumon një shans të artë për të gjetur golin e tretë. (VIDEO)

76′ Dy zëvendësime të tjera, te Teuta largohet Vila, në vendin e tij Torraj, ndërsa te Elbasani largohet Leo Melo, në vendin e tij Arsen Kasa.

72′ Teuta kërkon të gjejë golin për të rihapur sfidën, por mungojnë rastet konkrete në portën e Totoshit.

67′ Zëvendësim i detyruar te Teuta, largohet Jazxhi, vendin e tij e merr Syla.

52′ Pranë golit të tretë Elbasani me Lleshin, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet me kokë brenda zonës. 

48′ GOOOOL ELBASANI 2-0/ Vendasit në avantazh të dyfishtë! Ardit Hila përfiton nga një gabim i mbrojtësit Marku, pasi udhëheq bukur topin, mesfushori godet saktë duke mposhtur portierin Tafas. 

46′ Starton pjesa e dytë, Elbasani kryen një tjetër zëvendësim, largohet Ze Gomesh, vendin e tij e merr Lleshi. Dy zëvendësime edhe në radhët e Teutës, në fushë Boçi dhe Nasr, largohen Ardit Peposhi dhe Ergys Peposhi. Trajneri Martini zëvendëson kështu 2 vëllezërit Peposhi.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Pranë golit të dytë Elbasani me Ze Gomesh, i cili provoi me një gjuajtje, por u ndal nga portieri Tafas. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ Kasa harkon nga këndi, provon Musta me kokë, por topi shkon mbi kuadrat.

42′ Ndëshkohet edhe kapiteni Bruno Lulaj, për faull taktik ndaj Llocit.

41′ Zëvendësim i detyruar tek Elbasani, largohet Greca i dëmtuar, vendin e tij e merr Hila.

39′ Lloci është i ndëshkuari i tretë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

30′ GOOOOL ELBASANI 1-0/ Shpërthen festa! Vendasit gjejnë avantazhin me mesfushorin Dros që realizon një gol mjaft të bukur me të majtën nga jashtë zonës. 

30′ Ndërhyrje vendimtare e Kotobellit, që i “djeg” një mundësi shënimi Elbasanit, aty ku Greca priste i vetëm. 

28′ Harkim i rrezikshëm i Ledio Beqjas që për pak sa nuk përfundon në rrjetë. Drithërima në portën e Elbasanit.

21′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Emiljano Musta për ndërhyrje të gabuar ndaj Vilës.

20′ Edon Hasani është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

12′ Elbasani jep sinjalin e parë të rrezikshëm  me Dros që provon drejt portës, por topi devijohet dhe shkon në këndore.

5′ Vendasit shfaqen më kërkues në këto minuta, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Tafas.

1′ Starton sfida në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE: 

AF ELBASANI: Totoshi, Lulaj, Qaqi, Musta, Dros, Hasani, Melo, K.Kasa, Lila, Greca, Ze Gomesh. Trajner: R. Bordin 

TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, A.Peposhi, Kotobelli, Beqja, Kruja, Lloci, E.Peposhi, E.Vila, Arifi. Trajner: E.Martini 

elbasani leksion teutes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.