22 prilli është edhe dita Ndërkombëtare e Tokës, ku apelohet për më shumë vëmendje ndaj planetit tonë, e vetmja e përbashkët e të gjithë njerëzve.
Presidenti Ilir Meta ka një apel të fortë në këtë ditë, duke thënë se mbrojtja e Tokës nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike. “Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund! Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!”, thotë Meta në mesazhin e tij.
Ai vijon duke thënë se detyra e njeërzve është ta mbrojnë Tokën, për një të ardhme më të shëndetshme për fëmijët tanë. “Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë”, thotë Meta.
