Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Ditëlindja/ Një 50 vjetor me plot shpresë për Michael Schumacher

12:21 / January 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
schum
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky 50 vjetor e gjen Michael Schumacher-in me më shumë shpresë dhe tanimë të shumtë janë ata që këmbëngulin në një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore.

Ndërsa të gjithë shpresojnë të rikthimi normal i pilotit gjerman, bota e Formula 1, në këtë fillim viti ka kujtuar gjithçka ka bërë legjenda e F1-shit.

Kanë kaluar 5 vite nga aksidenti i rëndë që i ka dëmtuar trurin dhe ende nuk dihet asgjë saktësisht se çfarë po ndodh në rezidencën e tij gjigante pranë liqenit të Gjenevës. Familja e tij interesimit për ish pilotin i përgjigjet:

“Të jeni të sigurë që është në duar të sigurta dhe të gjithë po bëjnë maksimumin e mundshëm për ta ndihmuar. Ju lutem të respektoni privatësinë e kësaj situate kaq të ndjeshme, që lidhet me problemin shëndetësor të Michaelit”.

Aksidenti ndodhi kur ai po bënte ski, së bashku me të birin e tij Mick, në Meribel të alpeve franceze. Schumacher u rrëzua më 29 dhjetor të vitit 2013, e gjatë rënies goditi kokën në një gur, në krahun e djathtë ku helmeta e tij ishte e hapur. Doktorët në Grenoble bënë maksimumin për të reduktuar hemorragjinë, por mpiksja e gjakut kishte kaluar thellë në tru.

Në këtë 50-vjetor të tijin, familja ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate për shtyp, krijimin e një aplikacioni që është një lloj muzeu virtual për karrierën dhe të gjitha arritjet e Michael Schumacher.

“Ky është një moment i veçantë dhe historik për familjen tonë, për të nderuar Michaelin dhe për të respektuar fansat e tij në këtë përvjetor të rëndësishëm”, shkruhet në komunikatën për shtyp.

Në këtë program shfaqen garat e fituara nga ai, titujt kampion dhe gjithçka ka rrethuar Michael Shumacherin në karrierën prej piloti. Ndërkohë, ish-skuadra e tij Ferrari, në këtë ditë të 50-vjetorit ka hapur një muze special në Maranello, në zyrat qëndrore të kompanisë në veri të Italisë.

ditelindje schumacher shprese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.